Abbott: Një rezultat pozitiv mund të ndodhë sot me pragmatizmin e Kurtit dhe Vuçiqit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se ka pritshmëri pozitive për takimin e sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandar Vuçiq.

Abbott vlerëson se në rast të një rezultati pozitiv sot do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e #Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar e mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë zbatimin” ka shkruar Abbott në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërmjetësues të takimit janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit është i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./21Media

Back to top button