Abbott: PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i ta kryejnë punën pa u shqetësuar për prioritetet politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaroi se zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri të Kosovës kërkon durim dhe mendim të qetë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve
“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”., shkroi Abbott. /21Media

Back to top button