Rina i ra pishman, tregon kur do ta publikojë këngën “Si ti”
Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj javë më parë ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të një kënge të re, të cilën tha se nuk do ta publikonte kurrë. Por, rep-artistja 23-vjeçare tani e ka treguar edhe kohën se kur do ta publikojë atë. Ajo thotë se kërkesat e shumta të fansave e kanë bërë që ajo të ndryshonte mendim.
Këngëtarja ka zbuluar se projekti “Si ti” pritet të publikohet në muajin maj.
“Pas shumë kërkesave të këngës “Si ti” kam vendos që me e lansu brenda muajit maj. Doli të jetë një këngë e mrekullueshme ndaj priteni”, ka shkruar Rina sipër një fotografie të publikuar në instaStory.

Kënga e fundit e Rinës është “Demon” e publikuar një muaj më parë. Ndërsa, para një jave Rina erdhi me një bashkëpunim të titulluar “Blue”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?