Abdixhiku: Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë, pasi nuk po mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri.
Sipas tij, Kurti sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri.
“Albin Kurti tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë. Ai s’mund as të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri. Ai sot nuk ka as edhe një plan shtetëror për të ballafaquar gjendjen në veri. Barrikadat e grupeve kriminale po bëhen tashmë të zakonshme, siç po bëhet i zakonshëm dhe moszëvendësimi i qindra policëve të dorëhequr, prokurorëve, gjyqtarëve e punëtorëve administrativ në veri që s’ushtrojnë detyrat pa të cilat shteti nuk ka përfaqësim. Për më tepër, sot Kosova as nuk ka institucione shtetërore në veri e as që mund të organizojë zgjedhje demokratike për t’i zgjedhur këto institucione aty. Pra jemi në vakum administrativ. Nëse ishte keq e rëndë në Veri, sot është dhe më keq e edhe më rëndë se që ishte paraprakisht. Kjo është e vërteta në veri dhe këtë të vërtetë institucionet e Kosovës s’mund ta lejojnë të normalizohet tani”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, Abdixhiku ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë ndihmë. Nga aty të koordinojë çdo hap të ardhshëm me aleatë për të kthyer rendin e ligjin në veri. “Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?