Abdixhiku debaton në Kuvend me këngën e Ledrit: Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote

“Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote“ është vargu i tekstit të këngës “100 probleme” së reperit Ledri Vula, e që kësaj radhe gjeti përdorim edhe në Kuvend.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke debatuar me shefen e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila i ka thënë asaj “më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”.
Pas kësaj shpërthyen të qeshurat në Kuvend.
“Mimozë unë e di që më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote, edhe siç e di që këto fjalë lavdëruese që tu kanë bërë si shefi i kam dëgjuar edhe për Hashimin edhe për Bexhetin asgjë nuk janë të reja por të lutem mbaje nivelin e diskutimit korrekt pavarësisht se ku shërben e çka shërben qëndrimet mbesin më gjatë edhe kur ke qenë në këtë grupin tonë parlamentar në LDK kemi besuar në ekonomi të tregut, kemi besuar në tatime që lehtësojnë jetën e qytetarëve që po i shtrojmë e dhe tani në Kuvend”, u shpreh Abdixhiku.
shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Abdixhiku qenka sot në seanca për të imituar kryeministrin Albin Kurti, por ishte i pasuksesshëm.
“Shefi më tha i grupit parlamentar po i dukem burrë nejse, zotëri Abdixhiku ju jeni një seancë vonë sepse seanca për Trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë 23 qershor jo më 30 qershor asnjëherë tjetër nuk e kemi kërkuar prezencën tënde,….por sot e kuptuam se pse vini ju në seancë për të dëgjuar dhe për ta imituar kryeministrin e Kosovës sepse atë tentuat ta bësh pasuksesshëm në fillim të fjalimit tuaj”, u shpreh Kusari-Lila. /21Media

Back to top button