Abdixhiku dhe Rama në vizitë tek familja Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetari në ardhje i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë vizituar sot familjen Rugova, me rastin e datëlindjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Abdixhiku ka thënë se më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, presidenti i parë i vendit tonë Ibrahim Rugova.
“Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka theksuar se rruga që Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin në LDK.
“Këto vlera themeltare për organzimin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim”, ka theksuar Abdixhiku./21Media

Back to top button