Abdixhiku: Do të bëjmë komision hetimor për tenderët njëburimor, të gjithë do të mbahen përgjegjës!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videomesazhi ka ka reaguar lidhur me tenderët njëburimor, për të cilën #ështje është diskutuar edhe dje në Kuvenidn e Kosovës.të cilët Qeveria Kurti i ka dhënë me shumicë.
Abdixhiku në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar, ka sqaruar se çfarë janë tenderët njëburimor dhe ka thënë se të tillë Qeveria Kurti për tri vite i ka dhënë 781 apo përkthyer në euro, plotë 209 milionë euro.
“Të enjten e patëm një seancë në Kuvend. E trajtuam një çështje shumë të veçantë, shumë të rëndësishme, dhënien e tenderëve njëburimor. Për ata që nuk e dijnë, tenderët njëburimor janë negociime të drejtpërdrejta të shtetit me biznese. Pra shteti, nuk bën procedurë, nuk bën tender, nuk bën garë, por e thërret një biznes dhe i jep një tender. Të tillë tender janë dhënë në Kosovë për tre vite plot 781 sosh. 781 tender në vlerë prej 209 milionë eurove për tre vite. Në Kuvend pushteti s’e përballoi dot debatin, e lëshoi sallën. Përveç se ishte rast i çuditshëm që pushteti të largohet nga salla ishte shenjë e tendencës për të fshehur diçka. Po ua marr dy shembuj sa për t’i kuptuar më mirë. I pari ka të bëjë me ministrinë e Punëve të Brendshme, janë dhënë plot 15 milionë euro në negociim të drejtpërdrejt për një shërbim të IT-së. Shërbimin e tillë e japin me dhjetëra kompani në Kosovë, rajon e në gjithë Evropën. Por shteti ka zgjedhur një kompani të veçantë, të marr shërbime nga ta dhe t’ua japë drejtpërdrejt 15 milionë euro, pa garë pa konkurencë pa procedurë”, ka thënë Abdixhiku.
“Ose në KEK 13 tender njëburimor të negociuar drejtpërdrejt i janë dhënë një biznesi të vetëm, 13 herë një biznes ka marr para nga KEK-u në vlerë prej gjithsej 6 milionë euro.
Kjo formë e dhënies së parasë publike është thjeshtë e papranueshme. Prandaj do të bëjmë edhe komision hetimor, do të trajtojmë secilën kontratë veç e veç që gjyqtarët e vendit të shohin e të kuptojnë saktë se si po shpenzohet paraja e tyre.
Nuk ka forcë politike, nuk ka arrogancë e nuk ka fuqi tjetër që lejon që paranë e qytetarëve të Kosovës ta japin në tavolinë me negociim kaq të thjeshtë.
Të gjithë do të mbahen përgjegjës!”,ka deklaruar ai./21Media