Heqja e tabelave në veri, Davenport i kërkon qeverisë konsultim me Komisionerin e Gjuhëve
Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të larguar tabelat nëpër veri dhe në vend te tjera të Kosovës të cilat janë të shkruara në çirilicë, ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet në konsultim me Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin.
“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport
Një gjë të tillë e ka kërkuar sot edhe Bashkimi Evropian , pëmes ambasadorit në Kosovë Tomas Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve./21Media
We at @OSCEKosovo support the Language Commissioner in the Office of the PM in determining respect for language compliance under applicable legislation. Steps to replace signs showing place names in official languages should follow consultation with his Office.
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) March 15, 2024