Abdixhiku e quan “Pronto 2” rastin e përgjimeve të Kusari-Lilës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Click” të RTV21 ka reaguar për përgjimet e publikuara të shefes së deputetëve të VV-së Mimoza Kusari-Lila.
“Është shpërfaqje e mirë e një realiteti të trishtë në të cilën politika populliste e Lëvizjes Vetëvendosje sot e ka pru Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku e quan “Pronto 2” rastin e përgjimeve të Kusari-Lilës.
“Është një skandal i madh, nëse e kisha përshkru më së miri do të ishte ‘Pronto 2’, nuk dallon fare prej ‘Pronto 1’, ndonëse i pari kishte të bënte me afera korruptive e punësime nepotike, këtu ka të bëjë me komunikim me një terrorist e shfaqje të hipokrizisë, as njëra as tjetra nuk janë të mira”, ka thënë Abdixhiku./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?