Abdixhiku e Rama diskutuan për gjendjen në veri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë diskutuar mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.
“Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka shkrar Abdixhiku në Facebook.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar edhe me liderin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj./21Media