Krasniqi: I domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
“Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s.”, tha Krasniqi.
Krasniqi e Rama u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit mes dy vendeve.
“Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët.”, shtoi tutje Krasniqi.
Gjithashtu, Krasniqi shprehu vullnetin e tij të përhershëm dhe të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, si dhe uroi Edi Ramën për marrjen e mandatit të tretë si kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë.
“Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.”, theksoi Krasniqi./21Media

 
 
 

Back to top button