Abdixhiku: Është të humbur shumë kohë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është detyrë e LDK-së sot që të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, e t’i japë përgjigje çështjeve që definojnë të tashme e të ardhmen e vendit.

Këtë Abdixhiku e ka thënë sot në idtën kur Lidhja Demokratike e Prizrenit feston 33-vjetorin e themelimit të Degës së saj në Prizren.

“Në Prizrenin e Lidhjes, mes veprimtarëve tanë, shënuam 33 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Prizren. Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullizmin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë. Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku./21Media

Back to top button