Abdixhiku foli si kryetar i LDK-së: Do të rikthehemi si forcë kryesore politike

 

Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot u zotua se do ta rikthejë LDK-në si forcë kryesore politike në vend.

Abdixhiku para delegatëve që e zgjodhën kërkoi unitet në LDK dhe bashkim, pasi e njëjta nuk ka njerëz për te humbur.

“Sot po e hapim një faqe të re për ta rikthyer LDK-në në vendin e vet. Nga vetvetja duhet të nisim rikthimin tonë të madh. Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës, e që kanë nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Prandaj rikthimi ynë është çështje kohe”, tha ai.

Në fjalimin e parë si kryetar, Abdixhiku kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke quajtur politika të majta që synojnë zhbërjen e Kosovës.

Back to top button