Osmani i bën apel diasporës që të vaksinohet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje kosovarëve që gjenden në Zvicër që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Vaksinimi nuk shpëton vetëm jetë, por na ndihmon në luftën kundër këtij virusi vrasës. E mbron edhe ekonominë. Kjo na duhet ne, për t’u rimëkëmbur shoqëritë tona. I bëjë thirrje bashkëkombasve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: ‘Ju lutem të gjithë vaksinohuni”, ka thënë Osmani për gazetën zvicerane Blick.
Në pyetjen nëse ndjehet fajtore, që personat e rikthyer nga Kosova kanë sjellë virusin me vete në Zvicër, Osmani ka reaguar duke kritikuar autoritetet e Zvicrës, teksa ka thënë se një pjesë të fajit e kanë ata që nuk janë vaksinuar qytetarët.
“Ju po flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Janë shtetas të vendit tuaj, ata duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane, që edhe personat me rrënjë nga vende tjera të bindin për t’u vaksinuar. Të gjithë këta persona është dashur të vaksinohen në Zvicër, para se të udhëtonin në Kosovë. Ne deri në gusht kishim një nivel të ulët të infeksionit, vetëm kur erdhën vizitorët nga Zvicra dhe shtetet tjera u rrit niveli i infeksionit”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova nuk është vendi i vetëm që kishte hequr masat këtë verë.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjendet në Zvicër në kuadër të Forumit Ekonomik. Në kuadër të kësaj vizite, ajo do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane. /21Media