Abdixhiku i prerë: Pa reformimin e VV-së, bashkëpunimi me ta i pamundur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së tha se hendeku me LVV-në është shumë i madh, pasi sipas tij, e njëjta nuk është reformuar, andaj bashkëpunimi edhe në ndonjë rrethanë tjetër është i vështirë.
‘Kryesia e LDK ka autorizuar grupin parlamentar që të veprojë sipas rrethanave politike. LDK tashmë ka lëvizur nga pozicioni i vet me tendencë të qartë për zhbllokimin situatës. Pra nuk kemi dashur asgjë për vete, kemi krijuar qeveri të unitetit në mënyrë që të shmanget kriza institucionale. Fatkeqësisht ne jemi peng i një njeriu të vetëm i cili nuk e kupton as demokracinë, as pragmatizmin as nevojën që duhet për shumicë, Për këtë çështje LDK nuk mund të bëjë më asgjë me tepër se kaq. Ka tendencë të partisë së parë të vazhdojë tutje me bllokadë. Unitetin e refuzuan, në ndërkohë vazhdojnë me ofendime mëngjes e mbrëmje, që na japin shumë arsye, që tu shpjegojmë anëtarësisë sonë dhe votuesve se pse bashkëpunimi me ta është i pamundur. Të ju them të drejtën, unë kam besu shumë që në këtë proces të refuzimit tonë të bashkëpunimit me ta do të ndodhte një reformë e VV-së, unë du të ju them qartë se pa një reformim të VV-së, bashkëpunimi është i pamundur.’’, u shpreh ai.
Abdixhiku po ashtu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për krizën politike dhe dështimin e vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Ai tha se në bazë të kësaj zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme po shihen si të pashmangshme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?