Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Skenderaj

Sami Lushtaku është zyrtarizuar kandidat nga PDK-ja për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet 12 tetorit. Lushtaku bënë të ditur se Kryesia e Degës së PDK-së në këtë komunë e ka mbështetur në mënyrë unanime atë.
Nënkryetari aktual i Skenderajt, Lushtaku ka theksuar se kandidatura e tij vjen edhe si rezultat i padrejtësive që janë bërë ndaj tij në të kaluarën, ku ka përmendur mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017.
“Kandidatura ime vjen edhe si rezultat i padrejtësive ndaj meje në të kaluarën, përfshirë mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm, si dhe më pas, moslejimi i kandidaturës sime në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje”, shkruan ai.
Ai në postimin e tij në Facebook ka thënë se: “Unë jam prej atyre njerëzve që nuk ndalen. Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën. Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderaj”.
Sipas tij, Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?