Abdixhiku ia “vizaton” Qeverisë rritjen e inflacionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, derisa ka deklaruar se inflacioni në Kosovë që nga viti 2017 është vetëm në rritje, ka ironizuar me pushtetin të cilin e ka quajtur mashtrues.

Teksa ka akuzuar qeverinë për mashtrim dhe se pretendon se çmimet janë normalizuar, Abdixhiku e ka publikuar në “Facebook” një grafikë të rritjes së inflacionit ndër vite, duke thënë “po ua vizatoj”.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vetë Zyra e Kryeministrit”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button