Abdixhiku: Investimet kapitale të kësaj qeverie janë më të ultat në histori të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një deklarate të ministrit Hekuran Murati, i cili tha se opozita e Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Abdixhiku sot përmes një vidos së publikuar në Facebook ka thënë  Byronë e Konfiskimit të Pasurisë e ka votuar LDK-ja, derisa akuzat e pozitës për këtë i quan propagandë.

“Ose merreni për shembull propagandën e tyre rreth Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë tek rasti i konfiskimit të aseteve të Radojçiqit, në të cilin përndryshe kanë folur vetë këta. Por, për Byronë thonë se po e bllokon opozita. Byronë e Konfiskimit të Pasurisë e ka votuar LDK-ja, e di sepse e kam votuar vetë. Sepse isha aty, sepse pushteti s’kishte vota për ta votuar atë. Vetëm falë votave tona u votua Byroja e Konfiskimit të Pasurisë. U votua sepse e kishim program tonin elektoral, ishte ide e jona fundja. Sepse besojmë se hajnat duhet vërtetë të jenë në burg”, tha Abdixhiku.

Ndër tjera, Abdixhiku akuzoi Qeverinë për tenderë të rinj sekretë dhe se në këtë mënyrë po jepen nga 1 milion euro në ditë.

Videoja e sotme e Abdixhikut është në kuadër të një nisme të partisë për të sfiduar “propagandën e Qeverisë me fakte”.

Back to top button