Krasniqi – BE-së: Pse s’flet për shkeljet e Serbisë?
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian deklaroi sot se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Krasniqi ka thënë se kur bëhet fjalë për Serbinë, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje, teksa ka shtuar se BE-ja e bën të kundërtën kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?” ka shkruar Krasniqi në X.