Abdixhiku kërkon mbështetjen e EPP-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është drejtuar me një letër Donald Tusk, presidentit të Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja.
Abdixhiku ka kërkuar nga Tusk për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e plotë të LDK-së gjatë gjithë këtij procesi dhe është zotuar se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet komunikuese në këtë drejtim.
Në fund të muajit maj, EPP mban kongresin e radhës në Rotterdam ku do të marrin pjesë liderë të ndryshëm, me ç’rast Abdixhiku në fjalën e tij gjatë kongresit do të kërkoj nga të gjitha shtetet anëtare mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./21Media

Back to top button