Abdixhiku kërkon vazhdimin e mbështetjes së Francës për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar mbi situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe qëndrimeve të kësaj partie lidhur me këto çështje në vendin tonë.

Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset e saj.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj në proceset e ardhshme, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Back to top button