Euro 2024: Spanja siguron kualifikimin, mposht kampionin evropian

(Lajm i përditësuar)
Euro 2024: Spanja siguron kualifikimin, mposht kampionin evropian
Kombëtarja e Spanjës e ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024, pasi sonte regjistroi fitoren e dytë në fazën e grupeve, kundër kampionit aktual evropian, Italisë.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Veltins Arena”, Spanja e ka mposhtur Italinë me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes ishte autogol, ku Riccardo Calafiori shënoi në portën e tij në minutën e 55’ për t’i siguruar Spanjës fitoren sonte.
Me pikët e reja, Spanja kryeson Grupin B me gjashtë pikë, krahas Italisë që renditet në pozitën e dytë me tri pikë.
Po ashtu, fitorja e sotme ia siguron Spanjës 1/8-ën e finales së Euro 2024.
Rezultati final, 1:0 në favor të Spanjës.
Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Italisë
Ka përfunduar pjesa e parë në super ndeshjen e Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Spanjës dhe Italisë.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena AufSchalke”, Spanja po barazon 0:0 me Italinë, raporton KosovaPress.
Deri tani, Spanja regjistroi tetë tentime për ta gjetur golin, krahas Italisë që e ka vetëm një.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Euro 2024: Fillon ndeshja mes Spanjës dhe Italisë
Ka filluar të zhvillohet pjesa e parë e super ndeshjes në Grupin B të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Spanjës dhe Italisë.
Ndeshja mes Spanjës dhe Italisë po zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena” të qytetit Gelsenkirchen.
Linkun e ndeshjes e gjeni më Këtu.