​Abdixhiku: Koordinim të ngushtë me ShBA-të, si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku, gjatë një takimi që pati sonte me banorë të Prishtinës ka ripërsëritur nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-në.

Abdixhiku ka thënë se kjo është domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi.

“Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të; si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi. Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë. Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë. Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarë. Në çdo qytet e çdo fshat. LDK-në do ta mbajmë në bashkëbisedim me qytetarë. Rruga jonë politike do të shtrohet së bashku me ta”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button