Abdixhiku kryetar i LDK-së, vjen reagimi i Kurtit

 

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai ka thënë se vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

“Dëshiroj të uroj punë të mbarë për Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së. Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në garën e sotme për kreun e ri të LDK-së ishin Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./21Media

Back to top button