Abdixhiku: Kurti t’i mbajë përgjegjës njerëzit e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha e reagimit për vrasjen e gruas shtatzënë ka kaluar.

Në një postim në Facebook Abdixhiku ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet t’i mbajë përgjegjës njerëzit e tij.

Sipas tij, fillimisht, për rastin duhet të ketë dorëheqje dhe shkarkime, e më pas luftim të dukurisë së dhunës ndaj gruas.

“Kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë – dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij – për të kuptuar se për çfarë është aty. Njëzet e katër orë për të thirrur në përgjegjësi gjithë zinxhirin përgjegjës. Koha për të reaguar ka kaluar. Tani t’i mbajë përgjegjës secilin, dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button