Një i dënuari për vjedhje ik nga burgu i Smrekonicës
Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.
Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.
Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
“A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim./21Media