Abdixhiku-Kurtit: Vonë, shumë vonë, e pranove autonominë

Emisarit sllovak, Miroslav Lajçak ku ka folur për çështjen e Draft-Statutit të Asociacionit ka nxitur reagime zinxhirore në Kosovës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit duke u ndërlidhur me deklarimin e Lajçak se Drafti është çështje e brendshme e Kosovës, ka ofertuar që vitin tjetër ta shkruaj Draftin bashkë me ministrat Rashiq e Kransiqi.

Abdixhiku ka thënë se LDK dhe të gjithë miqtë e Kosovës ka dy vite që i kërkojnë Kurtit të hartojë draft statutin e Asociacionit, si një dokument të brendshëm të Kosovës dhe si obligim ndërkombëtar.

Megjithatë, Abdixhiku thotë se Kurti ka refuzuar që ta bëjë një gjë të tillë. Kreu i LDK-së, duke kujtuar arsyetimin e Kurtit pse s’propozoi një Draft, thotë se pavarësisht arsyetimit të Kurtit, drafti i ndërmjetësuesit erdhi dhe jo si mes, por si autonomi.

Abdixhiku duke e quajtur Kurtin si “kryeministër të shtetit të përkohshëm”, thotë se tashmë është shumë vonë për ta hartuar një Draft për Asociacionin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button