​Maqedonci në takim me Sareq: Prapa sulmit të 24 shtatorit qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë

​Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim bilateral homologun e tij slloven, Marjan Sareq, ku u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend por dhe më gjerë.

Maqedonci gjatë këtij takimi theksoi se sulmi i 24 shtatorit, është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë, andaj duhet trajtuar me shumë vëmendje si veprim që tregon hapur tendecën për destabilizimin e vendit, rrjedhimisht të Ballkanit Perëndimor.

“Krahas situatës së sigurisë ministrin Sarec e njoftova për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe vullnetin tonë për të thelluar bashkëpunimin me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral. Shpreha qëndrimin e Kosovës sa i përket luftës në Ukrainë dhe synimin e qartë që kemi si shtet për anëtarësim në BE, A5 dhe në NATO. Nga homologu Sarec kërkova mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike, për të cilin objektiv ministri garantoi mbështetjen e padiskutueshme të shtetit slloven. E kaluara e përbashkët dhe qëndrimi pro vlerave perëndimore janë lidhja e pashkëputshme ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar ai.

Back to top button