​Abdixhiku: LDK ka të rinj e të reja që duan t’u prijnë proceseve për vendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar se LDK është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë t’u prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin.
Abdixhiku ka falënderuar të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së.
“Urime 33 vjetori i themelimit të gjithë të rinjve të LDK-së. Rrugëtimi ynë vazhdon”, ka shkruar ai.

Back to top button