Abdixhiku: LVV-së t’i humbet edhe e drejta meqë për 30 ditë s’e përdori

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij mendon që është e logjikshme që LVV-së t’i merret e drejta për formimin e shumicës.

“Në këtë fazë, LDK beson që i ka takuar e drejta dhe përgjegjësia për të bërë shumicë siç e thotë aktgjykimi i Kushtetueses. Nëse i pari për 30 ditë s’arrin ta përmbushë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme, sikurse në rastin e qeverisë, që dikush tjetër të provojë të bëjë një gjë të tillë. Pra, t’i humbet edhe e drejta meqenëse s’po e shfrytëzon një të tillë në bazë vullnetare”.

“Presidentja ka kompetencat e caktuara dhe nuk sheh arsye që të këto kompetenca të zgjerohen as reduktohen në këtë drejtim. Do të jemi të vëmendshëm ndaj vendimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. E mirëpresim këtë akt dhe presim qartësi”.

Sipas tij vetëm me marrëveshje politike krijohet shumica e më pas institucionet.

Back to top button