Limaj: Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më pas do të krijohet edhe shumica në Parlament

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha sot se kemi “një situatë tjetër” pasi presidentja Vjosa Osmani iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të martën për të kërkuar sqarime për pasojat juridike të kalimit të afatit të vendosur për konstituimin e Kuvendit dhe pezullimin e këtij afati.
Ai shtoi se Kushtetuesja të ndihmojë në qartësimin e çështjes rreth Kuvendit”, dhe më pas, sipas tij, do të krijohen institucionet.
“Dhe unë besoj atëherë do të krijohet edhe shumica për Parlament, edhe për Qeveri dhe Kosova do t’i ketë institucionet”, tha ai pas seancës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?