​Abdixhiku: Masakra e Reçakut, ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosvës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Masakra e Reçakut është një ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore.

Abdixhiku pas homazheve që bëri tek varrezat në Reçak në 25-vjetorin e kësaj masakre, theksoi se mospendesa e Serbisë ndaj akteve tilla dëshmon jo vetëm një histori të dhimbshme të Serbisë dhe popullit të Kosovës, por edhe një të ardhme të zymtë.

“Masakra e Reçakut është një ndër aktet më të errëta të historisë njerëzore, një akt makabër ndaj popullsise cibile shqiptare në Kosovë dhe një çerek-shekull pas. Ky mëngjes i hershëm i 15 janarit mbetet në kujtimet tona, jo vetëm si dhimbje e rëndë, por edhe si pikë kthese ku aktet makabre, masakrat e Serbisë morën vëmendjen botërore…Akte të tilla, dhe për më tepër mospendesa e Serbisë ndaj akteve tilla dëshmon jo vetëm një histori të dhimbshme të Serbisë dhe popullit të Kosovës por edhe një të ardhme të zymtë”, tha Abdixhiku.

Back to top button