Abdixhiku: Ministrat, Haxhiu, Nagavci, Sveçla, Hajdari e Murati janë shkelës të Kushtetutës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka renditur disa nga ministrat e Qeverisë Kurti si shkelës të Kushtetutës.
Sipas Abdixhjikut, ministrat që kanë shkelur Kushtetutën janë: ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje. Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Ai tutje ka uruar Ditën e Kushtetutës dhe ka bërë thirrje siç ka thënë ai, për një Kosovë më të mirë./21Media