Abdixhiku: Ndalja e pagave për mësimdhënësit, akt i shëmtuar politik

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar vendimit të Ministrisë së Financave për të mos i ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve.
Abdixhiku e quajti “shantazh jodemoktratik e akt të shëmtuar politik” këtë veprim.
“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, shkroi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së ftoi Qeverinë për dialog.
“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, përfundon shkrimi i Abdixhikut./21Media

Back to top button