Abdixhiku në takim më Abbott: Përplasja me miqtë dështim diplomatik me pasoja afatgjate

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se përplasja me aleatët ndërkombëtarë është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata.

Këdo deklarata i pari i LDK-së i ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadorin  e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media nga LDK-ja, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e tensionuar në veri të vendit.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Abbott për qëndrimin e LDK-së për tensionet në veri si dhe nevojën që në momente të tensioneve e provokimeve nga Serbia, ecja e përbashkët me aleat për të përballuar një krizë është domosdoshmëri. Në këtë moment, Kosovës i duhen gjithë miqtë e saj; përplasja me ta është devijim strategjik e dështim diplomatik me pasoja afatgjata.”, thuhet në komunikatë.

Në fund po ashtu thuhet se Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Abbott dhe Britaninë e Madhe si partner strategjik për rolin dhe kontributin e saj në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës./21Media

 

Back to top button