Abdixhiku ngushëllon familjet Pacolli dhe Visoka

(Lajm i përditësuar)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ngushëllon familjet Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë”.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave”, ka thënë Abdixhiku


Haradinaj ngushëllon familjen Pacolli: E rëndë të shohësh raste të tilla

Ngushëllime për familjen Pacolli pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të saj ka shprehur edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish.

“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën”, ka shkruar Haradinaj.


Memli Krasniqi ngushëllon familjet Pacolli e Visoka për tragjedinë në lumin Lepenc

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjet Pacolli e Visoka lidhur me tragjedinë në lumin Lepenc.

Krasniqi thotë se lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.

”Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve. Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij. Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button