Abdixhiku nis vizitën zyrtare në Francë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të qëndrojë në Francë për vizitë zyrtare.
Siç bën të ditur zyra për media e LDK-së, kjo vizitë do të realizohet me ftesë të autoriteteve franceze.
Tutje bëhet ditur se gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës.
Bashkë do të diskutojnë lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.