Abdixhiku: Një shoqëri që beson në Zot, përkujdeset për familjen dhe atdheun

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetët e kësaj partie, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Abdixhiku gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka thënë se kjo feste kujton vlerat më të larta njerëzore që janë sakrifica ndaj krijuesit, solidariteti mes njerëzve dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit.
“Kjo festë na kujtoj vlerat më të larta njerëzore, sakrificën ndaj krijuesit, solidaritetin mes njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri-tjetrit. Një shoqëri që beson në Zot, që përkujdeset për familjen dhe njëri-tjetrin, atdheun, vendin, është shoqëri që ka prosperitet”, ka thënë Abdixhiku.
Myftiu Tërnava kërkoi nga komunat hapësira që të hapin dyqane bamirësie.