Abdixhiku organizon tubime përkrahëse në Mynhen dhe Vjenë për eurodeputetët mbështetës të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku këtë vikend do të shkojë në Mynhen dhe në Vjenë, ku atje do të takohe mërgatën atje. Abdixhiku ka njoftuar se do të organizojë tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës.

Në takimin në Mynhen i pari i LDK-së tha do të jetë kandidati për zgjedhje evropiane, Bernd Posselt.

Kurse sipas tij të dielën në Vjenë do të jetë edhe eurodeputetin aktual, Lukas Mandl.
“Të dashur bashkatdhetarë këtë vikend do të jemi në Mërgatë. Fillimisht me datë 20, pra këtë të shtunë nga ora 17:00 do të kemi një tubim të madh në München dhe në këtë takim do të jetë prezent dhe kandidati për zgjedhje evropiane, Bernd Posselt. Të nesërmen, pra të dielën me datë 21 prill do të jemi në Vjenë, aty kemi organizuar një takim të përbashkët me eurodeputetin aktual, mikun e madh të Kosovës, Lukas Mandl, i cili sërish kërkon mandat të ri. Zgjedhjet në Parlamentin Evropian janë të rëndësisë së veçantë për ju, për secilin bashkatdhetarë tanë në Mërgatë. Pra ato janë të veçanta edhe për Kosovën, që zëri ynë të dëgjohet në Parlamentin Evropian. Mbështetja për ta është jo vetëm falënderim për punën e tyre ndaj Kosovës, por edhe është garanci që zëri i Kosovës të dëgjohet vazhdueshëm në Parlamentin Evropian. Prandaj, ju ftoj në pjesëmarrje masive. Shihemi në München dhe në Vjenë këtë vikend”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button