Gërvalla e njofton Hovenierin rreth ndalimit të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier,.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ata diskutuan rreth situatës së fundit,.

“duke e njoftuar atë për së afërmi rreth ndalimit arbitrar të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës në pikat kufitare në Serbi”

“Në fokus ishte edhe vota masive e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndër më të rëndësishmet ndërkombëtare, të marrë më 16 prill si dhe rruga e mëtejme drejt anëtarësimit të plotë. Ministrja Gërvalla vlerësoi rolin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadorit Hovenier në proceset e rëndësishme, drejt forcimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar dhe në proceset integruese euroatlantike të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Ministrja Gërvalla dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe rreth temave të tjera aktuale në vend, “duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe forcimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”/21Media

Back to top button