Abdixhiku pas takimit me Abazoviqin: Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike

Sot gjatë ditës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në një njoftim në Facebook, Abdixhiku njoftoi se të dy diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit,
“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
Kujtojmë se, në takim me kryeministrin Albin Kurti, Abazoviq nënshkroi marrëveshjen për hapësirën ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi./21Media