Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku për Vetëvendosjen: Ua dhamë nënshkrimet dhe emrin, çka t’u bëjmë më këtyre?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në nisje të mbledhjes të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për krizën institucionale të krijuar në vend.

Ai tha se partia e tij i dha emrat e nënshkrimet, por se problemi nuk ishte mungesa e zgjidhjes.

“Nëse kërkoheshin emra, ju jepshim emra. Nëse kërkoheshin nënshkrime, ju jepem nënshkrime. Dhe, kur nisën të kërkojnë data, ngjyra nënshkrimesh e gjëra të ndryshme, çka t’iu bëjmë këtyre, sinqerisht?! Zonja dhe zotërinj, problemi nuk ishte mungesa e zgjidhjes” u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku shtoi se partia e tij është angazhuar për stabilitet institucional dhe politik në vend, duke marrë pjesë në diskutimet rreth çështjes së presidentit.

“Merreni me mend, Kosova sot ka kryetar të Kuvendit që ushtron detyrën e ushtruesit të presidentit të Republikës. Shmangia e kësaj gjendjeje ka qenë motivi im dhe i LDK-së për të marrë pjesë në ciklin e gjatë të diskutimeve rreth presidentit, një cikël që dështoi pak javë më parë”.

“LDK dhe unë jemi angazhuar për stabilitetin e vendit. Në një kohë tensionesh politike, ne zgjodhëm të sillemi si forcë shtetformuese, sepse na takon. LDK komunikoi me të gjithë, ofroi alternativa dhe ishte e gatshme për zgjidhje. Problemi ishte se përballë kishim një mendësi që kërkonte gjithçka, jo zgjidhje, kërkonte Qeverinë, Kuvendin dhe Presidentin. Kërkonte sistemin parti-shtet”, tha Abdixhiku.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button