Abdixhiku pranoi detyrën e ministrit nga Matoshi  

Abdixhiku u zotua se do të filloj së zbatuari programin ambicioz të Qeverisë

Ministri i deritanishëm, Fatmir Matoshi, zyrtarisht i dorëzoi detyrën ministrit të ri Lumir Abdixhiku.

Matoshi i dorëzoi Abdixhikut disa prej punëve që janë në proces dhe prioritetet e ministrisë.

Ai gjithashtu, e njoftoi përmes një raporti të dorëzuar për punën 3 vjeçare të MMPH-së, për të arriturat dhe punët e kryera dhe atyre që janë në proces dhe në përparësi.

Abdixhiku u zotua se do të filloj së zbatuari programin ambicioz të Qeverisë i cili ka prioritet mjedisin duke përfshirë ajrin, ujin dhe ruajtjen e resurseve natyrore./21Media

Back to top button