Milojeviq-Jevtiq: Lista Serbe nuk është në koalicion qeverisës

“Do të vazhdojmë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe”

Ministrat e ri nga radhët e Listës Serbe Ivan Milojeviq dhe Dalibor Jevtiq, në ditën e parë të punës në Qeverinë e re të Kosovës, thanë se ata nuk janë në koalicion qeveritar, por atyre u ishte besuar mandati falë votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit dhe në përputhje me ligjet në fuqi, për vende të caktuara në institucione që u përkasin serbëve.

Ata thanë që si përfaqësues politikë të serbëve, do të vazhdojnë të punojnë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe dhe se do të përpiqen të bëjnë gjithçka për të përmirësuar jetën e komunitetit serb dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës.

Ndryshe Dalibor Jetviq është ministër për Komunitete e Kthim, ndërsa Ivan Millojeviq ministër për Zhvillim Rajonal.

Back to top button