Abdixhiku pret në takim ambasadorin Kosnett

Takim njoftues ndërmjet Kosnett dhe Abdixhikut

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.

Më tutje, sipas një komunikate për medie ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë.

Kosnett tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën./21Media

Back to top button