Rritet niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc

​Reshjet e shiut rrisin nivelet e liqeneve akumulues

Reshjet e fundit kanë rritur nivelet e ujit të Liqenit Batllava dhe atij të Badocit.

Siç njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra, ndërsa Badoci për 20 centimetra.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes. Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra( gati 1 metër) ndërsa Badoci për 20 centimetra”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sipas Kompanisë në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale./21Media

Back to top button