​Abdixhiku: Prirja e Rugovës për liri e pavarësi më e suksesshmja e popullit shqiptar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovë ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit, Ibrahim Rugova.
Abdixhiku tha se festën e ditëlindjes së 15-të të Kosovës po e nisin duke nderuar atin themeltar të shtetit të Kosovës dhe prijësin e projektit të madh shqiptar, ish presidentin, Ibrahim Rugova.
Kreu i LDK-së, theksoi se miqësia me SHBA-të duhet të vazhdojë përherë.
“Filluam nga ati themeltar i shtetit të Kosovës njeriu që nisi projektin më të madh shqiptar, presidenti historik, Ibrahim Rugova përpjekja e të cilit dhe prirja e të cilit për liri, demokraci, pavarësi ishte prirja më suksesshme e popullit shqiptar në Kosovë dhe ky projekt i tij i një Kosove të pavarur, sovrane anëtarësuar në NATO dhe BE me miqësi të përhershme me SHBA-të duhet të vazhdoj edhe më tutje. Sot nderojmë të gjithë të rënët, nderojmë edhe gjithë heronjtë e popullit të Kosovës që ranë në altarin e lirisë. Nga këtu do të vazhdojmë në Prekaz për të nderuar Jasharajt atje si simbolikë e përkryer e angazhimit popullor për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës“, tha ai.

Back to top button