Në 15 vjetorin e pavarësisë, Dua Lipa bën thirrje për liberalizmin e vizave

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa , në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për vendin e saj.
Dua përmes një instastory ka shpërndarë një postim kur renditet gjithë rrugëtimi i Kosovës drejt kërkesës për liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave të Kosovës mbetet një premtim i paplotësuar që nga viti 2011”
“Ne jemi të vetmit që nuk mundemi të kalojmë lirisht kufirin pa vizë”
“Që nga viti 2018 Kosova ka plotësuar të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të vendosura nga Bashkimi Evropian,  standarde me numër të dyfishtë sa sa ato të vendeve fqinje.”
“Propozimi i BE-së është në pritje së bashku me lirinë tonë për të lëvizur”
Këto janë disa nga faktet që dua Lipa ka paraqitur përmes storjeve të saj në Instagram.

Rita uron pavarësinë: Faleminderit për këto vite krenarie dhe mbështetje
Një urim i veçantë për Pavarësinë e Kosovës ka ardhur nga këngëtarja Rita Ora. Ajo në këtë përvjetor përveç urimeve më të mria për vendin e saj, falënderon për përkrahjen që bashkëvendasit e saj i kanë dhënë.
“Urime pavarësinë Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetje”, ka thënë ajo në video mesazh, ku janë përmbledhur paraqitjet e saj në Kosovë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🐍🔓 (@ladyritaora)

Back to top button