Abdixhiku: Rezultati i LDK-së ishte më i rëndi në histori

 

Kandidati për deputet nga LDK-ja Lumir Abduixhiku ka lëmë të kuptohet se personalisht ka marrë numër të votave ashtu edhe si herave të kaluara.

“Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.”, ka shkruar Abdixhiku.

Mirëpo kjo si duket nuk e ka bërë shumë të lumtur duke marrë parasysh rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje, andaj ai ka bërë thirrje për reflektim dhe është zotuar se ndryshimi brenda këtij subjekti politik nuk do të ndalet.

“Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë. Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë. “, ka shkruar ai,

Ai në fund ka falëndëruar votuesit e LDK-së, I ka uruar fitoren Vetëvendosjes si dhe Kosovës ditëlindjen./21Media

 

Back to top button