Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku sot do të mbajë tubime në Fushë Kosovë dhe Obiliq

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar agjendën e kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktivitetet e Abdixhikut në kuadër të fushatës zgjedhore do të fillojnë nga ora 18:030, dhe do të mbarojnë në ora 21:00.

Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:

18:30, Takim me Klubin e Volejbollit të Femrave të Fushë Kosovës;
Vendi: Salla e sportit e shkollës “British School” rruga “Aleks Çaçi” Fushë Kosovë.

19:00, Tubim elektoral në Fushë Kosovë;
Vendi: Palestra e sportit të shkollës fillore “Mihal Grameno”.

20:00, Takim me qytetarë të Obiliqit;
Vendi: Shkolla fillore “Dr. Ibrahim Rugova”, në sallën e edukatës fizike – Mazgit i Ulët.

21:00, Takim me banorë të Mramorit;
Vendi: Shkolla fillore “Avni Rrustemi”, Mramor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button